
Tirana
Sulmuesi Fatmir Prengaj e mbylli aventurën me Tiranën pas vetëm 1 sezoni. U supozua se ai do të kthehej te Vora, por as ky skenar nuk ndodhi. Së fundmi sulmuesi ka ndarë një mesazh në rrjetet e tij sociale: “Mbyllu gojën”.
Fraza e mësipërme vjen si një “goditje” për kritikat e marra kohët e fundit. Forma jo e mirë e 24-vjeçarit u ndikua edhe nga dëmtimet e shpeshta.
Në edicionin e fundit, Prenga shënoi 2 gola dhe 2 asiste me bardheblutë në kuadrin e 31 paraqitjeve. Me interes pritet se kush do të jetë destinacioni i ri i Fatmirit. Kartoni i Prengaj arrin deri në 150 mijë euro.

Poll