Në datën 29 nëntor, skuadra e Tiranës përmes postimit në rrjetet sociale zyrtarizojë nënshkrimin me mbrojtësin Basilio Ndong. Në datën 3 dhjetor, 26-vjeçari debutoi te bardheblutë ndaj Dinamos, java e 14-të, Superiore.
Ai u fut në fushë përgjatë minutës së 36 në vend të Qendrim Ismajlit, teksa rezultati ishte 3 – 1 në favor të dinamovitëve. Arsyeja e kësaj lëvizje nga trajneri Ardian Nuhiu kishte të bënte me stabilitetin në prapavijë dhe mbylljen e të “çarave” në krahë.
Prezenca e Basilio Ndong nuk solli ndonjë risi apo ndryshim në dinamikën e lojës, pasi Tirana pësoi edhe 3 gola të tjerë, i mbyllur 6 – 2 derbi i kryeqytetit për Dinamon.
Kartoni i lojtarit nga Guinea Ekuatoriale sipas “Transfermarkt” arrin deri në 350 mijë euro, më i shtrenjti në ekip. E qartë se problemi kryesore te grupi i Nuhiut është mbrojtja e “brishtë”, e pakoordinuar dhe pa “busll”. Ndeshja e radhës është sërish derbi, kësaj radhe karshi Partizanit, e planifikuar në datën 7 dhjetor, ora 18:00.
