Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Episod i “padëgjuar” në futbollin shqiptar, Klajdi Kola nuk e bën “dramë” vendimin e arbitrit Laver Alla: Gabim fatal ishte i Anthony Taylor në Spanjë - Gjermani, jo i Rrogozhinës!

Shkruar nga NEWSPORT
Episod i “padëgjuar” në futbollin shqiptar, Klajdi Kola
Vendimi i arbitrit Laver Alla, ndeshja Spanjë - Gjermani EURO 2024, arbitri Anthony Taylor dhe Klajdi Kola

Specialisti i gjykimit Klajdi Kola, ishte prezent në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Ai foli për rastin e çudithëm në ndeshjen Egnatia – Flamurtari.

Edhe pse Xhemajli shkaktoi ndërhyrje të “egër” kundër Bintsouka, Alla vërshëlleu për mbylljen e pjesë së parë. Pasi VAR e sinjalizoi, ai rikthe ekipet në fushë dhe më pas pa rastin në monitor. Pas kësaj “skene”, kryesori Laver Alla vendosi për përjashtimin me karton të kuq të Xhemajlit.   

“Gabim fatal ishte ai i arbitrit Anthony Taylor në Europianin e vitit 2024, prekja me dorë në zonë, sfida Gjermani – Spanjë, ku një kombëtare u eliminua për shkak të këtij episodi.

Kurse në sfidën Egnatia – Flamurtari kishim ende kohë për rregullim. Sistemi VAR e korigjoi në moment. Te kartoni i kuq për Xhemajlin, kemi gabim të arbitrit që ka vershëllyer për përfundimin e pjesës së parë, pa marrë konfirmimin e sitemit VAR.

Të gjithë e dimë se loja nuk mund të mbarojë pa marrë konfirmimin e sistemit VAR për një rast të caktuar. Arbitri nuk duhet të tregohet i nxituar në raste të tilla”, u shpreh Kola.     

Poll

Lexo gjithashtu