Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Flamurtari – Vllaznia është ndeshja e parë e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Përballje që do të zhvillohet në Vlorë në orën 17:00.
Vlonjatët dhe shkodranët përplasen për herë të parë pas 5 vitesh në Superiore. Pikërisht për këtë takim tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
FSHF-ja ka vendosur që ndeshjen Flamurtari – Vllaznia t’ia besojë Florjan Latës. Ky i fundit do të ndihmohet nga Mario Shazivari dhe Delin Kasa, Arbitër i 4-të do të jetë Klodian Shahini, ndërsa VAR-i është në dorën e Juxhin Xhajës dhe në AVAR do të jetë Daniel Vrapi.
Poll
