Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elseid Hysaj zbulon kush do t’i thyejë rekordin me Kombëtaren, shkodrani i dorëzon futbollistit të Bylisit çmimin “Talenti i Vitit”

Shkruar nga NEWSPORT
Elseid Hysaj zbulon kush do t’i thyejë rekordin me Kombëtaren,
Fabjan Përndreca

Elseid Hysaj i ngjit në skenë për të dorëzuar çmimin e “Talentit të Vitit” për djem. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare foli para se të dorëzonte këtë çmim.

“Kush nga të rinjtë do të thyejë rekordin tënd? Besoj se është njëri që mund të më thyej rekorsin dhe është Kristjan Asllani. Shpresoj të luajë edhe shumë kohë me të, pasi kur unë luaja, ai mblidhte topa. Më vjen mirë për të dhe suksesin e tij. Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe shpresoj që të jetë diçka e tillë”, ka përfunduar kapiteni kuqezi, i cili dorëzon çmimin në duart e Fabian Përdrecës.

 “Ky trofe është falë përjekjeve të mia. Trofe që vlen shumë për mua dhe karriernë time. Falenderojë safin, shokët e ekipit dhe familjen time”, ka përfunduar lojtari i Bylisit. Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre. Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Poll

Lexo gjithashtu