Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Eliminimi turpërues i Egnatias nga Champions League, zyrtari i Skënderbeut “thumbon” rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminimi turpërues i Egnatias nga Champions League, zyrtari i
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi / Ndeshja Breidablik - Egnatia

Fitorja në Rrogozhinë nuk mjaftoi. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku një ndër to ka qenë edhe drejtori sportivi i Skënderbeut, Ardi Gjançi.

Ky i fundit menjëherë pas ndeshjes Breidablik – Egnatia, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ekipit të “Skënderbeut të Artë”. Vlen të përmendet se ai ishte ekipi i vetëm nga Superiorja, që arriti grupet e një kompeticioni evropian, asokohe Europa League.

Ky ishte një “thumb” i drejtpërdrejtë nga zyrtari i korçarëve për klubin rrogozhinas, të cilët tashmë do të luajnë në turin e dytë të Conference League.

Eliminimi turpërues i Egnatias nga Champions League, zyrtari i
Postimi i Ardi Gjançit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga