
Elbasani dëshiron të bëjë përforcime cilësore në merkato dhe drejtuesit kanë pikasur një nga “objektivat” e rivalëve. Redon Xhixha është i dëshiruari i tyre, me sulmuesin që është edhe në radarin e Partizanit.
Verdheblutë kanë kërkuar informacion për Xhixhën dhe mundësinë e rikthimit të tij në Superiore për të veshur fanellën e Elbasanit. Gjithashtu Ivan Gvozdenovic ka dhënë “OK” e tij për transferimin e sulmuesit dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë.
Elbasani gjithashtu është në gjendje që të kënaq dhe përballojë edhe financiarisht këtë operacion, me Xhixhën që nuk po luan rregullisht te Qarabag në Azerbajxhian. Kujtojmë se nga Elbasani deri më tani janë larguar Bruno Telushi dhe Ardit Hila, teksa priten zyrtarizimet e Bedri Grecës dhe Rei Zaimit.