Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani me mision në Korçë, Gvozdenovic kundër ish-skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani me mision në Korçë, Gvozdenovic kundër
Ivan Gvozdenovic

Elbasani do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, me verdheblutë që do të mbyllin këtë vit kalendarik në transfertë. Elbasani do të udhëtojë në një qytet mjaft të njohur për Ivan Gvozdenovic, në Korçë.

Padiskutim që ky qytet është më të vizituarit për timonierin serb, i cili me Skënderbeun ka bërë paraqitje mjaft pozitive në Kategorinë e Parë dhe në Superiore. Një stadium ku Gvozdenovic di çdo centimer të tij dhe këtë herë në Korçë shkon si rivali i “Ujqërve të Dëborës”.

Tashmë në krye të Elbasanit, trajneri i verdhebluve do të kërkojnë fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, për të rikthyer ekipin te 3 pikët. Një sfidë mjaft emocionuese për të dhe që pritet të jetë gjithashtu shumë e luftuar, pasi Gvozdenovic njeh çdo “dhëmbalë” të kundërshtarëve. 90-të minuta mjaft spektakolare priten ditën e nesërme në Korçë, takim që do të startojë në orën 16:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga