Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani dhe Teuta të pamposhturit e Superiores, RENDITJA pas 3 javëve të para

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani dhe Teuta të pamposhturit e Superiores, RENDITJA pas 3 javëve
Teuta - Elbasani/ Foto nga perballjet e sezonit te kaluar

Superiorja ditën e djeshme zhvilloi ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes Teutës dhe Dinamos. Sfidë kjo që u mbyll me fitoren e durrsakëve me shifrat 1-0.

Tashmë pas kësaj sfide është mësuar edhe renditja e saktë e Superiores. Kështu Elbasani kryeson me 7 pikë pas 3 ndeshjesh, ndësa ndiqet nga Vllaznia me 6 pikë. në vendin e 3-të renditet Teuta me 5 pikë, me “djemtë e detit” që lënë mbrapa Partizanin, Egnatian dhe Vorën me nga 4 pikë.

Me 3 pikë është Dinamo dhe me 2 pikë ndodhen Flamurtari, Bylisi dhe Tirana. Deri tani Elbasani dhe Teuta janë ekipet e vetme në Superiore që nuk e njohi humbjen, duke mbajtur lart “flamurin” e të pamposhturve. Ndërkohë Dinamo e Ilir Dajës është skuadra që është mposhtur 2 herë.

Elbasani dhe Teuta të pamposhturit e Superiores, RENDITJA pas 3 javëve
 

 

Poll

Lexo gjithashtu