Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Teuta dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kreshnik Barjamaj do të jetë kryesor i kësaj sfide, ndërsa asistentët e tij do të jenë Egin Doda dhe Enea Gjoni.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Xhulian Bacaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Barjamaj do të vijnë Indrit Myrtja dhe asistenti i tij, Erjon Bylykbashi.
Arbitër kryesor:Kreshnik Barjamaj
Asistent 1:Egin Doda
Asistent 2:Enea Gjoni
Arbitër i 4:Xhulian Bacaj
Var:Indrit Myrtja
Avar:Erjon Bylykbashi
Poll
