
Ardit Toli do të jetë futbollisti më i ri i Teutës.
Burime për “Newsport.al”, bëjnë me dije se mesfushori 28-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Dinamon, për të nisur një të re me ekipin durrsak.
Toli ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Dinamo e Ilir Dajës. Megjithatë, mesfushori ka zgjedhur që të nisë një aventurë të re në Durrës, duke firmosur me “Djemtë e Detit”.
Ardit Toli ka një karrierë të pasur, si në Shqipëri dhe jashtë saj. 28-vjeçari është aktivizuar me ekipe si Olympiacos, Aox Kissamikos, Kalamata, Vorskla Poltava dhe Tirana. Me këta të fundit, Toli është shpallur edhe kampion i Superiores.
Ndërkohë që në sezonin që lamë pas, Toli mori pjesë në 29 ndeshje me Dinamon dhe një total prej 1,983 minutash. Madje, mesfushori ia doli që të dhuronte 3 asiste.