Ish-kampioni me Dinamon, Kukësin dhe Tiranën, mbrojtësi Eni Imami ka folur eskluzivisht për “Newsport.al”, aty ku kryefjalë ishte derbi Tirana – Partizani, e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.
Imami ka “zbërthyer” në “segmente” konkret derbin, duke dhënë një “tablo” me të qartë se çfarë ka ndodhur dhe ajo që po ndodh me bardheblutë dhe “Demat e Kuq” të kryeqytetit gjatë këtij sezoni:
Tirana është kthyer ne rrjedhën e duhur të rezultateve dhe shanset për mbijetesën janë rritur ndjeshëm, efekti i trajnerit Shehi apo sulmuesi Redon Xhixha?
Tirana pas dhjetorit nga viti i kaluar ka treguar një fytyrë tjetër në krahasim me çfarë pamë në periudhën përpara, sigurisht qe unë kam rezervat e mija, pasi thjesht ka bërë më mirë, por jo ndonjë gjë wow. Sigurisht që tranjeri Shehi me aq mundësi sa ka pasur, ka bërë shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha mendojë se Xhixha ka marrë ekipin për dore si një lider i vërtetë.
Edhe 4 javë deri ne mbyllje të sezonit te rregullt në Superiore, pozicioni final i Tiranës në tabelë?
Mendoj qe Tirana shpëton, duke parë edhe rezultatet e javëve të fundit, besoj që ka diçka më shumë se 3 ekipet e tjera në fund të tabelës.
Në 2 derbit e fundit, bardheblute e kryeqytetit kanë 2 humbje, 4 gola të pësuar dhe 0 të shënuar. A besoni se të shtunën Tirana do rikthehet te fitorja kundër Partizanit?
Ajo është pjesaë e të shkuarës nuk besoj se do ndikoj te shtunën, por që sigurisht është një përballje e vështirë dhe 3 pikët janë detyrim per situatën qe ndodhet.
Marrë në konsideratë gjendjen e te dyja ekipeve, sa e parashikoni rezultatin final?
Siç e thashë, përballje e vështirë, pasi derbi i tillë është pozita ekipeve asnjëra komode, por që në këndvështrimin tim, Tiranës i duhet me shumë 3 pikëshi.
Kush lojtar mendoni se do të zgjidh derbin e kryeqytetit?
Lojtarët që më pëlqejnë te skuadrat respektive janë Xhixha dhe Human, besoi njëri mes te dyve.
Nese do ishit trajner te "rekordmenët" e Shqipërise, çfarë do ndryshonit?
Tani është shumë vonë, është bërë një lëmsh aty dhe e kuptoj tranjerin Shehi, si dikush qe ka qenë brenda lojës deri para 4 muajësh. Është një lëmsh per futbollistët, 3 trajnerë brenda vitit, kështu që për anën taktike dhe teknike nuk janë aq te rëndësishme sa ana psikologjike. Mendoj që aty do fokusohesha më shumë.
Partizani ka 5 ndeshje radhazi qe nuk fiton në kampionat, çfarë nuk po shkon te "Demat e Kuq"?
Të them të vërtetën, Partizani më ka pëlqyer po ashtu si Tirana pas dhjetorit me 2-3 lojtarë te huaj që kanë treguar nivel të mirë, por e shikoj si një ekip shumë fraxhil, mungon një lider, pësojnë gola shumë të thjeshtë.
Mes Orges Shehit dhe Oltijon Kërnajës, trajneri që ju bind me shumë te ekipet respektive?
Presor Shehi e ka treguar veten, por Kërnaja ka brë dicka shumë të bukur këto muaj, ka treguar që ka një ide futbolli, ama për bindjen time jam me tepër te presor Shehi, pasi ka dhe eksperiencën.
"Timonieri" Oltijon Kërnaja e mori Partizanin në gjendje "kome" dhe e ka futur ne "valle" per Final Four. A mendoni se duhet te vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm me të kuqtë?
Ka një meritë te madhe padyshim, e mori një Partizan që s’dinte ku ishte dhe tani po lufton për një vend në Evropë, mendoj që në përfundim do shikohet, por pse jo nje mundësi ta bëjë ai ekipin vitin tjetër. Të marri përgjegjësi siç duhet, të funksionojë një ekip futbolli, tranjerit t’i lihet dorë e lirë.
Kush mendoni se eshte ekipi qe po bën lojën më të bukur në Superiore dhe që po luan më "pisët"?
E fundit, per lojën me të bukur jam fans i Egnatias! Pa lën pas Vorën dhe Vllazninë. Për lojën më të pisët nuk ka këtu te ne ekipe të tilla, pasi ka ndryshuar futbolli goxha, thjesht niveli po bie dhe është alarmante kjo gjë.
