Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Rivalët e përjetshëm s'e pranojnë disfatën”, Endri Vrapi për derbin: Final Four do ishte 'qershia mbi tortë' për Partizanin, Tirana e ka “jetë a vdekje”

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Rivalët e përjetshëm s'e pranojnë
Endri Vrapi

Derbi mbetet një derbi, pavarësisht hierarkisë në renditje dhe momentit që kanë të dyja skuadrat. Tirana dhe Partizani do të përballen sonte me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 33-të në Abissnet Superiore, në stadiumin “Air Albania”, e planifikuar për t’u startuar në orën 19:00.

Lidhur me këtë sfidë delikate dhe të një rëndësie të lartë në kryeqytet, ekskluzivisht për Newsport ka folur Endri Vrapi, një ish i të dyja skuadrave. 

Tirana-Partizani, çfarë ndjesish prodhon një derbi, sidomos në një fazë vendimtare të sezonit?

“Të jemi realistë është ndeshja që të gjithë e presin për ta shijuar nga protagonistët e lojës deri te shkallët e stadiumit. Këto vitet e fundit ne kemi parë vetëm ato të tribunave që na kanë dhuruar spektakël, ndoshta kjo ndeshje është dhe pak specifike se kemi në ndërrim pozicionesh; në fillim sezoni ishte Partizani më poshtë dhe Tirana më lart, tani është e kundërta, por ndeshjet e tilla nuk kanë favorizues kush mund të fitojë!”

Keni luajtur me të dyja skuadrat e kryeqytetit. Cila prej tyre shihet më e avantazhuar për të fituar të shtunën?

“Është e vërtetë që ndjesia është e ndryshme nga të dyja kampet, por vetëm një gjë i bashkon në finale që lejojnë çdo ekip që të humbasin, por vetëm rivalët e përhershëm nuk e pranojnë dot disfatën! Sa i përket ndeshjes së të shtunës, besoj do jetë ndeshje e trajnerëve se si mund ta godasin ekipin kundërshtar me manovrat që kanë përgatitur për këtë ndeshje! Nëse Tirana e ka jetë a vdekje, Partizani është më komod dhe mund t’i lejohen gabimet, por asgjë nuk është e sigurt dhe besoj Partizani do jetë më i kujdesshëm kundrejt një Tirane që do jetë e etur për një fitore!”

Partizani po “çalon” në 5 javët e fundit, ndërsa Tirana ka bërë progres. Si mund të ndryshojë “fytyra” e ekipeve kur zbret në fushë për një derbi?

“Siç e përmendëm dhe me lart, Tirana është ekipi që çdo ndeshje duhet ta fitojë sepse shpëton sezonin. Partizani ka bërë gabime se nëse do ishte pak më i kthjellët në veprimet sulmuese mund ta kishte siguruar final 4, por gabimet elementare e kanë çuar që të rrezikojnë dhe final 4!”

2 fitore në llogari të Partizanit dhe një për Tiranën në ndeshjet direkte këtë sezon. Kujt do t’i buzëqesh loja dhe fati këtë herë?

“Ndeshjet direkte nuk bëjnë fare sens në rezultat sepse nuk shihet as pozicioni i renditjes! Ndeshjet e tilla nuk kanë fitues në letër. Derbi është edhe kur dy bluzet i vënë përballë njëra-tjetrës zihen (qesh). Aq shumë ndihet rivaliteti ndërmjet tyre.”

Si e komentoni punën e Kërnajës me “Të Kuqtë” për misionin Final Four? Po Shehi a mund të jetë “oguri” i shpëtimit për bardheblutë që t’i shpëtojnë rënies?

“Besoj se Kërnaja i ka marrë maksimumin Partizanit dhe pjesëmarrja në Final Four do jetë qershia mbi tortë, ndërsa për Shehin do jetë sigurimi i Superiores vazhdimësi të mëtejshme në sezonin e ardhshëm dhe besoj me vlerat që ka si trajner mund të ia dali me eksperiencën e tij!”.

Poll

Lexo gjithashtu