
Redon Mihana ka vendosur për të ardhmen. Ish-i i Egnatias në elitën e futbollit shqiptar ka vendosur që të paktën edhe këtë sezon të qëndrojë tek ekipi i Hamrun Spartans në Maltë.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Newsport.al”, se menjëherë pas përfundimit të sezonit, futbollisti dhe klubi maltez kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë edhe këtë sezon.
Lojtari nuk do të largohet në merkaton e verës, teksa pret shortin e Kupave të Europës, për t’u njohur se me cilin ekip do të përballen në fazën e parë të UEFA Champions League.
Kujtojmë se në Shqipëri, Mihana ka një të shkuar mjaft interesante. 25-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Laçi, për të kaluar më pas te Apolonia.
Më vonë, sulmuesi ka luajtur edhe për Dinamon, Egnatian, Kastriotin dhe Erzenit. Gjithashtu, Mihana ka luajtur edhe me Kapaz në Azerbajxhan. /Nikoll RAJTA/