Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Largohet me "pengje" nga Vora, Eni Imami nuk e priste: Detyrat e mia i kam bërë, më vjen keq që u mbyll këtu

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Largohet me "pengje" nga Vora, Eni Imami nuk e priste:
Eni Imami

Eni Imami ishte një largim surprizë nga Vora. Klubi i Superiores njoftoi largimin e qendërmbrojtësit 31-vjeçar edhe pse ky i fundit në sezonin e fundit ishte një nga pikat kyçe të ekipit, duke ndihmuar në ngjitjen në elitë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, Newsport.al ka kontaktuar mbrojtësin Imami për të sqaruar situatën. Në një prononcim të shkurtër, Imami është shprehur disi i habitur me këtë vendim të klubit të Vorës, duke shprehur keqardhjen që aventura e tij u mbyll këtu.

“Kam kaluar shkëlqyer për aq sa zgjati. Besoj se detyrat e mia i kam bërë në nivel maksimal. Fati i keq është Kategoria e Parë dhe nuk e ka atyë syrin që ka Superiorja. Se them se dua t’i bëj qejfin vetes, por të luash çdo ndeshje në formacion, nuk besoj se të fut njeri nëse nuk paraqitesh mirë. Më vjen keq që u mbyll këtu, pasi kisha akoma për të dhënë. Por drejtuesit ashtu mendojnë. Mua kontrata më mbaroi dhe jeta vazhdon. Përveç se suksese, s’kam asgjë tjetër për të thënë. Raport normal, reciprok dhe profesional”, është shprehur shkurt Imami.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga