
Drilon Cenaj
Laçi ka arritur të bëjë një përforcim shumë të rëndësishëm në këtë merkato. “Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se kurbinasit kanë transferuar një mesfushor.
Bëhet fjalë për Drilon Cenaj, i cili do të luajë për herë të parë në Superiore. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.
27-vjeçari ka një karrierë të pasur në Kosovë, ku ka luajtur për ekipe si Prishtina, Fushë Kosova dhe Ferronikeli. Gjithashtu ka luajtur edhe për ekiope në Rumani, Kroaci apo Itali.