Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Kampioni i Tiranës kthehet në “mollë sherri”, dy ekipet e Superiores nisin bisedimet me ish-yllin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Kampioni i Tiranës kthehet në “mollë
Vesel Limaj

Vesel Limaj me shumë mundësi do të largohet nga Malisheva këtë merkato verore. Mesfushori 28-vjeçar është gati që të mbyllë aventurën e tij në Superligën e Kosovës, teksa ofertat nuk mungojnë.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Newsport.al” se Limaj ka nisur bisedimet me dy skuadra të Superiores. Bëhet fjalë për Elbasanin dhe Flamurtarin. Të dy skuadrat e elitës së futbollit në Shqipëri kanë shfaqur interes serioz për mesfushorin, teksa gjithçka mbetet në dorë të këtij të fundit.

Vlen të përmendet se për 28-vjeçarin ka oferta edhe nga ekipe në Kosovë, por një transferim më Superiore është më i mundshëm, duke mos përjashtuar këtu edhe Tiranën.

Kujtojmë se Limaj ka luajtur me bardheblutë nga korriku u vitit 2021 deri në janar të vitit 2023. Mesfushori ia ka dalë që të fitojë me Tiranën një Superkupë dhe një titull kampion. Gjithashtu 28-vjeçari ka luajtur edhe me Kukësin, me të cilët ka fituar një Kupë. /Nikoll RAJTA/

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga