Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ I padëshiruar në Shkodër, ARBITRI i FIFA-s rikthehet të gjykojë Vllaznia – Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ I padëshiruar në Shkodër, ARBITRI i FIFA-s rikthehet
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Vllaznia dhe Partizani do të përballen sot në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 19:00.

Tashmë, FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Newsport.al mëson se në rolin e gjyqtarit kryesor do të jetë Olsid Ferataj, ndërsa asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Orges Grabova. Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Kreshnik Cjapi.

Nga dhoma e VAR-it, në ndihmë të Feratajt do të vijë Enea Jorgji. Ndërsa asistenti i këtij të fundit do të jetë Adrian Beqiraj.

Kujtojmë se marrëdhënie e klubit dhe tifozëve shkodranë nuk është aspak e mirë me Feratajn. Kjo për shkak të ndeshjes Vllaznia – Partizani në vitin 2022, e vlefshme për Kupën. Asokohe gjyqtari i anulloi një gol shkodranëve, duke sjellë edhe pakënaqësi të mëdha.

Ndërsa sot rikthehet të gjykojë po të njëjtën sfidë, por me ndryshme të mëdha në organikë.

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj

Asistent 1: Ilir Tartaraj

Asistent 2: Orgest Grabova

Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi

VAR: Enea Jorgji

Avar: Adrian Beqiraj

Poll

Lexo gjithashtu