
David Atanaskoski
Një nga surprizat e kësaj merkato ishte padyshim largimi i David Atanaskoskit nga Partizani. Mbrojtësit të majtë i përfundoi kontrata me “Demat” dhe futbollisti nuk vendosi që ta rinovonte atë.
Maqedonasi mbyll kështu një aventurë 2-vjeçare me Partizanin, me të cilët ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë. I kontaktuar nga Newsport.al, mbrojtësi 27-vjeçar thotë se kontrata e tij kishte përfunduar dhe se është larguar nga Partizani për t’u transferuar jashtë Shqipërisë.
All - Paragraf - 3
“Unë do të shkoj te një klub tjetër, jashtë Shqipërie. Kontrata ime përfundoi dhe unë mora vendimin që të lëviz nga Partizani”, është shprehur David Atanaskoski.
Poll