Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ekipi po punon intensivisht”, Vora “paralajmëron” Partizanin: Seriozitet maksimal për të marrë rezultat pozitiv

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipi po punon intensivisht”, Vora “paralajmëron”
Vora

Vora do ta nisë sezonin e ri në transfertë. Skuadra e Arian Bellait do të debutojë në Superiore ndaj Partizanit. Duel që do të luhet ditën e nesërme në “Arenën e Demave” në orën 20:00.

Për këtë sfidë, Vora vazhdon intensivisht përgatitjet. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe grupi po punon me seriozitetin e duhur për të marrë rezultat pozitv ndaj të kuqve.

“Ekipi vijon përgatitjet në prag të sfidës ndaj Partizanit. Futbollistët po zhvillojnë seanca intensive stërvitore, duke punuar si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik. Atmosfera në skuadër është pozitive dhe grupi po tregon seriozitet maksimal për të arritur një rezultat sa më të mirë në këtë përballje”, shkruan në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu