Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ekip i shëmtuar”, tifozët vlonjatë SHPËRTHEJNË kundër Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekip i shëmtuar”, tifozët vlonjatë
Vora - Flamurtari nga duelet e sezonit te kaluar

Humbja e fundit kundër Vorës duket se ka mbushur “kupën” për tifozët e Flamurtarit. Ata kanë shpërthyer në rrjetet sociale te profili i klubit vlonjat. “Sa ekip i shëmtuar. Pa ide. Pa zemër. Rrëmujë në çdo repart”, shkruan njëri nga komentuesit.

Një tjetër citon: “Ekip që nuk jep asgjë.I ç’organizuar në të gjitha repartet sidomos mbrojtja, e cila ishte e thyeshme në çdo kohë. Marrin gol që në pjesën e parë dhe reagimi është pothuajse zero.U bënë katër ndeshje me dy pikë.

Ky ekip (me këto lojra) shanset për të qëndruar në Superiore i ka të pakta”. Fakti që ende nuk e kanë marrë fitoren e parë e shtonë “dramën” te ekipi i Carlos Garcia, pavarësisht investimit marramednës në merkaton e verës.  

“Ekip i shëmtuar”, tifozët vlonjatë
Reagimet e tifozëve te Flamurtarit

   

Poll

Lexo gjithashtu