I ftuar në emisionin “Skaner”, trajneri i njohur Sulejman Starova është ndalur të analizojë Egnatian. Starova thekson se Egnatia “çalon” në sulm me vetëm 8 gola, duke u shprehur se rrogozhinasit kanë problem shumë mënyrën e lojës, të cilët sipas tij në atë aspekt janë të lexueshëm.
“Golat e paktë të Egnatias janë problem për vazhdimësinë. Ka 7 veta të formacionit, por ka edhe plot lojtarë për t’i zëvendësuar titullarët, ndryshe nga Vllaznia. Këta të fundit kanë 15 gola, duke treguar potencë. Forca e Egnatias, është kompakte me 4 gola të pësuar. Vjet duke shënuar, e komandante lojën me zotërim topi.
Me gjithë skuadrat e tjera bënte diferencën, është e lexueshmë në ndërtim lojë, por lojtarët janë shumë të saktë. Duhet të jetë më e shpejtë, kur lëviz topin. Golat janë problematikë, probleme për të nxjerrë gol brenda 20 metrave të fundit. Këto 15 gola Vllaznia s’i ka bërë vetëm sulmi, kanë sulmuar me 7 veta, e kanë shpërndarë.
Por kur themi sulmi dhe mbrojtja, janë gjithë skuadra. Po të futemi te individët, Buriç është një lojtar që luan mirë me shpinë, ka gjatësi dhe mund të fillojë të japë rezultate, faza e parë është akoma. Pritet një burim që disa lojtarë të rrisin nivelin”, tha Starova.
