
Klubi i Egnatias me dy përfaqësuesit e saj është nisur ditën e sotme drejt Nionit të Zvicrës. Bëhet fjalë për presidentin e klubit rrogozhinas Demrozi dhe drejtrori sportiv Zenelaj. Ky udhëtim përkon me shortin e Champions League, faza eliminatore, e cili do të mbahet nesër.
Klubi e ka njoftuar këtu udhëtim të dy drejtuesëve shumë të rëndësishëm te Egnatias. Pikërisht Nion-i është vendi ku rrogozhinasit do të mësojnë rivalin, teksa besimi është në “piedestal” tek ta. Takimet e turit të parë të Champions-it do të zhvillohen në datat 8 dhe 9 korrik, ndërsa ato të kthimit në 15 dhe 16 korrik.
Vlen të përmendim se ky është sezoni i dytë që klubi i drejtuar nga Edlir Tetova do të marrë pjesë në kompeticionin me elitar në rang klubesh, ndonëse në fazat fillestare të turnet.