Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia i rrëmben objektivin Partizanit, rrogozhinasit tentojnë edhe futbollistin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia i rrëmben objektivin Partizanit, rrogozhinasit tentojnë edhe
Egnatia

Egnatia ka hyrë fuqishëm në merkato për të përforcuar skuadrën. Rrogozhinasit janë kampionat aktualë dhe si të tillë do të synojnë të mbrojtë kurorën. Performanca e tyre nuk ka patur shumë vazhdimësi  dhe për këtë drejtuesit do të tentojnë goditje cilësore për të plotësuar skuadrën.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Egnatia i ka vënë syrin Redon Xhixhës. Ky i fundit siç dihet është edhe objektivi i Partizanit për të përforcuar repartin e sulmit. Një sulmues që e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës dhe Laçit.

Fakti që Xhixha me Qarabag në Azerbajxhan nuk ka minutat e dëshiruara, Egnatia ka kërkuar ta huazojë deri në fund të këtij sezonit. Pasi siç dihet sulmuesi dhe skuadra azere kanë kontratë mes tyre deri në qershor të 2026.

Por jo vetëm kaq, pasi në radarin e Egnatias ka rënë edhe Etrit Berisha. Gardiani i portës aktualisht është pa një ekip dhe kalimi në SUperiore nuk do të ishte një ide e keqe. Kjo do t’i jepte mundësinë Berishës të merrte minuta dhe të rikthehej sërish protagonist në fushën e lojës. Gjithsesi ky operacion duket i vështirë, pasi lojtari i Kombëtares ka pretendime të larta financiare. Merkatoja sjell gjithmonë surpriza dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga