Egnatia dhe Dinamo
Egnatia dhe Dinamo do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 19:00.
Një duel që pritet të jetë mjaft i zjarrtë, për vetë faktin që në fushë zbresin dy skuadra pretendente. Megjithatë, rrogozhinasit janë favoritë, marrë shkas këtu edhe nga e shkuara.
Në 23 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, Egnatia ka fituar plot 11 prej tyre. Në krahun tjetër, Dinamo ka triumfuar 4 herë, ndërsa 8 ndeshje janë mbyllur në baraspeshë.
Poll
