Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Egnatia është ekipi më i mirë i Superiores”, Daja i qetë pas humbjes: Jemi brenda objektivave, na dënoi goli në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatia është ekipi më i mirë i Superiores”,
Ilir Daja

Trajneri i Dinamos Ilir Daja, foli për mediat pas humbjes në limite kundër Egnatias, java e 25-të në Superiore. Ekipi dinamovitë ende nuk e ka marrë fitoren e parë për vitin 2026-të në kampionat, duke marrë trajtën e krizës së mirëfilltë:

“Ndërrimet ishin të detyruara. Dinamos i duhet në këtë moment të jetë me e qetë, pavarësisht trysnisë. Duhet të rikthejmë qetësin dhe të jemi më të saktë para porte.

Nëse do ishte Dita, do e kishim shmangur rastin e golit të pësuar. Maloma dhe Mustapha ende nuk e dinë manovrën tonë. Egnatia nuk bëri zhvendosje, por ratacion me Fangaj, ky i fundit në pozicionin e ekranit. Statura e ekipit me mungesë e Beqajt apo ndonjë lojtari tjetër, bëri që të vuajmë.

Për mua, Egnatia është ekipi më i mirë i Superiores. Gjithsesi, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Zëvendësimet në këtë ndeshje bën diferencën. Shpresojë që të jetë dëmtim i lehtë për Ditën, pasi do ndikojë tek ne. Kemi bërë gjithçka për të dalë me pikë nga Rrogozhina, por futbolli kështu është. Neve përplaseshim me Guidndon, Bregun dhe Bershinë me stoperin e tyre.

Treshja jonë ishte përballë 3 stoperave të kundërshtarit. Në situata 3 kundër 3, mundet që me lojtarët që kemi mund të rrezikonim Egnatian. Planin ishte të shfytëzonim shpejtësin e Berishës apo hyrjen nga qendra të Guindos e Bregut. Futja e Vilës ishte e detyruar, sepse Guindo kërkojë zëvendësim.

Edhe Bernard Berisha kishte shpenzuar shumë energji. Situatë e vështirë në rezultate? Këtë situatë si ne e kanë vuajtur edhe ekipe të tjera.

Neve po mundohemi të kompozojmë edhe manovrën apo strategjinë me lojtarët që kemi. Ne jemi brenda objektivave. Nuk e kishim menduar këtë start në 2026-ën. Neve luajtëm si të barabartë ndaj Egnatias, ndonëse na dënoi golin në fund”.    

Poll

Lexo gjithashtu