Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia e “dirigjuar” nga Edlir Tetova i fut të “dridhura” Dinamos dhe Ilir Dajës, 2 gola të pësuar dhe 13 pikë në 5 ndeshjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia e “dirigjuar” nga Edlir Tetova i fut të
Egnatia - Dinamo

Kampionët në fuqi të Superiores, Egnatia e Edlir Tetovës e ka shkelur “gazin” në 5 ndeshjet e fundit të Superiores. Në këtë segment sfidash, rrogozhinasit kanë grumbulluar 13 pikë nga 15 në totalë, duke pasur serinë më të mirë në kampionat.

Por kjo nuk është e gjitha. Duket se “çelësi” i ringritjes së menjëhershme në tabelë ka të bëjë me “mburojen e hekurt” në prapavijë, vetëm 2 gola të pësuar në 5 ndeshjet pararendëse.

Egnatia do të pres të shtunën Dinamon e Ilir Dajës. “Blutë” nga krahu tjetër ende shfaqin “sinjale” pasiguri. 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit.

Pas 6 javësh Superiore, Vllaznia dhe Egnatia ndajnë kreun me 13 pikë, ndjekur nga Elbasani 11 pikë, Teuta dhe Dinamo me 10 pikë, të cilat mbyllin top-5 në renditje.        

Poll

Lexo gjithashtu