Egnatia është një nga skuadrat që ka në gjirin e saj futbollistë shumë cilësorë. Falë paraqitjeve të tyre pozitive me kampionët interesimet nuk mungojnë.
Kështu dy janë emrat më të lakuar që mund të shiten nga rrogozhinasit në merkaton e janarit. Dhe bëhet fjalë për Mario Dajsinanin dhe Arbenit Xhemajli.
Gjasat janë që të dy futbollistët të largohen nga Superiore drejt një aventure jashtë Shqipërie. Egnatia e cila aktualisht ka në zotërim kartonët e portierit dhe mbrojtësit mund të përfitojë për të “mbushur arkat”.
Një strategji kjo e klubit që jo vetëm të ketë rezultatet në fushën e lojës, por edhe të përfitojë nga futbollistët edhe financiarisht. Sicc dihet një strategji të tillë, klubi tashmë po e ndjek prej disa sezonesh.
Si Dajsinani ashtue dhe Xhemajli janë dy lojtarët me vlerën më të lartë aktualisht në klubin rrogozhinas. Destinacioni i mundshëm i ardhshëm për gardianin e portës që grumbullohet edhe nga Shqipëria nuk dihet ende, teksa në ditët në vazhdim mund të mësohet më shumë mbi të ardhmen e 26-vjeccarit.
Ndërkohë për mbrojtësi një pistë e mundshme është Kazakistani. Emri i skuadrës që ka shfaqur interes për të nuk dihet ende, por që është e sigurtë që futbollisti do të fitonte më shumë financiarisht, ashtu si dhe klubi nga shitja e mundshme e tij.
Ndërkohë sa i takon Egnatias, vlen të theksohet se është kampionati në fuqi e Superiores. Pas 17 javësh kamnpionat udhëheqin me 34 pikë dhe do të luftojnë për titullin e 3-të rresht.
