
Një koncert i organizuar nga Bashkia Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ka ndezur një mormarrëveshje mes Alban Xhaferit dhe Benet Becit. Kryebashkiaku i Shkodrës nuk tërhiqet nga projekti i koncertit.
Vllaznia tashmë ka marrë një lajm mjaft të mirë nga Teuta në prag të ndeshjeve kualifikuese të Conference League. Klubi durrsak i ka lëshuar shkodranëve stadiumin “Niko Dovana” për ndeshjet e tyre të programuara.
Shkresa e plotë e klubit të Teutës:
Klubi i Futbollit Teuta garandon Klubit Futbollit Vllaznia përdorimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare zyrtare gjatë sezonit 2025-26, sipas planifikimit nga FSHF dhe UEFA, nëse nuk ka mbivendosje me aktivitetet e tjera të planifikuara nga KF Teuta.
Përdorimi i stadiumit do të jetë në përputhje me tarifat financiare të përcaktuara.