
Vllaznia do të luajë një tjetër duel shumë të rëndësishëm në Superiore. Shkodranët në kuadër të javës së 5-të të kampionatit do të sfidojnë Vorën, përballje kjo e parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 19:00.
Pak ditë para kësaj sfide, Edi Martini ka “dhimbje koke”, psi tashmë janë 5 futbollistë që me shumë gjasa nuk do të mund të luajnë ndaj ekipit të Arian Bellait. Aron Juka, Kristi Qato dhe Aleksander Kuro kanë probleme fizike dhe pritet të mungojnë e disa javë.
Ndërkohë listës i shtohen edhe Erdenis Gurishta dhe Bismark. I pari është i pezulluar, pasi në duelin me Teutën u ndëshkua me 2 kartonë të verdhe , duke lënë më pas fushën me karton të kuq.
Nga krahu tjetër Bismark vazhdon ta mbajë në “ankth” Martinin, pasi së fundmi ka shfaqur probleme dhe me shumë gjasa nuk do të luajë ndaj Vorës.