Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edi Martini tregon “dhëmbët” me Vllazninë në miqësore, sinjale pozitive para kupave të Evropës

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini tregon “dhëmbët” me Vllazninë në
Vllaznia - Vllaznia Elite

Skuadra e Vllaznisë në “timonin” e Edi Martinit mori një fitore të pastër me shifrat 3-0 kundër Vllaznisë Elite, ndeshje në kuadrin e miqësores. Ky test special u mbajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Vlen të përmendim se Vllaznia Elite është skuadër amatore e krijuar në Milano.

Të besuarit e Edi Martinit arritën të triumfonin falë golave të Grudës, Mala dhe Tafili. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ndërsa në 45 minutata e dyta pati kohë edhe për një tjetër finalizimi nga shkodranët.

Theksohet se në këtë duel mori minutazh edhe huazimi më i ri, Artan Jazxhi, i ardhur nga Teuta e Durrësit, i cili me shumë gjasa do të jetë shtylla e prapavijës shkodrane në garat Evropiane. Rikthimi i Edi Martinit te Vllaznia ka rritur shpresat për titullin te tifozeria, trofe që mungon prej shumë vitesh. Në sezonin që lam pas, ata ishin prezentë në finalen e madhe të “Final 4”, por jo në gjendje të shpalleshin kampion.   

   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga