
Futbolli elbasanas sot është në ditë zie. Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, mjeku Zihni Bordi. Bordi ishte në Elbasan një figurë shumë e dashur dhe e respektuar.
Për shumë vite me radhë, Zihni Bordi shërbeu si mjek i ekipit, duke u kthyer në një pjesë të pandashme e stafit teknik. Ai u bashkua me Elbasanin në vitin 1983, duke përjetuar shumë gjëra.
Ai ishte prezent për afro 40 vite, duke qenë aty për titujt kampion në Superiore, Kupën e Shqipërisë, rënien në Kategorinë e Parë dhe pastaj në të Dytën.
Ndërsa sot, ai lë pas një dhimbje të madh tek të gjithë ata që ka punuar. Zihni Bordi ishte motivues për vite të tëra, për të gjithë futbollistët dhe trajnerët. Teksa lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan, duke shprehur ngushëllimet me një komunikatë zyrtare për familjen Bordi.