
Rejan Alivoda është emri i radhës që ka nisur të flitet në Shkodër. 21-vjeçari vetëm pas 1 sezoni në Emiratet e Bashkuara mund të riktehehet në “Loro Boriçi”.
Alivoda u shit nga Vllaznia te Kalba FC për shifrën e 200 mijë eurove, por aventura e shkodranit në Emirate me shumë gjasa do të përfundojë. Kjo pasi drejtuesit shkodranë kanë nisur kontaktet për ta rikthyer në ekip.
Alivoda aktualisht ndodhet në Shkodër, ku po kalon disa ditë pushimi me familjen, ndërsa kontrata me Kalba FC i përfundon në fund të qershorit. Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe mbetet të shihet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë. Kujtojmë se Alivoda në të kaluarën ka qenë në fokusin e Partizanit, por për arsye të ndryshme të kuqtë s’kanë mundur ta transferojnë.