Eljon Sota
Eljon Sota me shumë gjasa mund të jetë i larguari i radhës nga Egnatia në këtë merkato dimri. Ish-i i Partizanit mund të transferohet jashtë Shqipërie.
Për kampionin e rrogozhinasve ka interes një skuadër nga Qipro. Sipas mediave qipriote bëhet fjalë për Olympiakos Nicosia, e cila pëlqen shumë karakteristikat e shqiptarit, teksa garon në ligën e parë qipriote.
Titullari i Egnatias në këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.721 minuta. Ndërkohë vlen të theksohet se 27-vjeçari ka kontratë me Egnatian deri në qershor të vitit 2027, teksa u bë pjesë e kampionëve 1 vit më parë dhe vlera e tij në “Transfermarkt” është 350 mijë euro.
Poll
