Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Statistika mbresëlënëse, Ardian Ismajli lider në Torino

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika mbresëlënëse, Ardian Ismajli lider në Torino
Ardian Ismajli dhe Soule

Ardian Ismajli bëri debutimin e tij me Torinon në sfidën ndaj Romës fundjavën e kaluar, ku dha një ndihmesë të rëndësishme për suksesin e skuadrës. Torinezët triumfuan me rezultatin 0-1 në “Olimpico”, në një ndeshje ku mbrojtësi shqiptar spikati me paraqitjen e tij.

Pas një periudhe të gjatë dëmtimesh që e penguan muajt e fundit, Ismajli u rikthye fuqishëm në futbollin italian duke treguar lidership në prapavijë. Ai regjistroi 9.6 kilometra të përshkuara, më shumë se çdo mbrojtës tjetër, duke u renditur i treti për këtë ndeshje.

Edhe statistikat në pasime konfirmuan lojën solide të 28-vjeçarit, me 16 topa të saktë nga 17 tentativa. Vlerësimi i marrë nga “Opta Stats” ishte 7.3, ndërsa fitorja në kryeqytet shënoi edhe suksesin e parë për Torinon në këtë edicion të Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu