
Nehar Sadiki
Nehar Sadiki i ka dhënë fund aventurës së tij në Rusi. Lojtari ka vendosur të largohet nga SKA Khabarovsk dhe tashmë del lojtar i lirë.
Palët kanë ndërprerë mes tyre kontratën vetëm pas 6 muajsh, teksa në verë firmosën deri në dhjetor të 2025. Lojtari nuk ishte në planet e drejtuesve, ku këtë sezon ka luajtur vetëm 5 ndeshje, në total 433 minuta.
Mbrojtësi kthehet në një opsion shumë të mirë për ekipet shqiptare. 26-vjeçari e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka luajtur me Erzenin.
Poll