Egnatia ka nisur përgatitjet për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00. Duel i vlefshëm për javën e 16-të të kampionat dhe që do të zhvillohet në “Air Albania”.
Por një lajm i mrekullueshëm vjen nga Rrogozhinë. Edlir tetova ka surprizuar futbollistër dhe stafin e skuadrës, teksa është rikthyer të shikojë nga afër përgatitjet e ekipit. E mrekullueshme, pasi siç dihet vetëm pak ditë më parë, timonieri i rrogozhinasve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurugjikale.
Fatmirësisht operacioni në zemër i shkoi siç duhej dhe duket se Tetova tashmë ka nisur të rikuperohet dhe të marrë vetën. Ndërkohë një tjetër lajm i mirë për Egnatian para duelit me Dinamon është edhe rikthimi i Jefferson, i cili në këtë mënyrë plotëson grupin dhe kjo bën që në duelin ndaj “Bluve” skuadra të jetë e plotë dhe stafi teknik të ketë edhe “luksin” e zgjedhjeve.
