Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E merituam fitoren, ama bëmë shumë gabime në pjesën e parë”, Tetova “skanon” përballjen me Dinamon: Zëvendësimet ndryshuan lojën

Shkruar nga NEWSPORT
“E merituam fitoren, ama bëmë shumë gabime në
Edlir Tetova

Kampionët e Egnatais ia dolën të marrin 3 pikët kundër Dinamos dhe të jenë në “valle” për kreun në Superiore, 2 pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova pati “rezerva” për të tijtë në lidhje me paraqitjen gjatë pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës erdhi reflektimi:  

“Goli në fund ishte shumë i rëndësishëm. E merituam. Ishim në ½ e Dinamos. Në pjesë e dytë ndërhymë për të rregulluar gabimet që bëmë në 45 minutata e para, e pasur me fitoren në këtë fraksion loje.

Duhet të ndërhyjmë më shpejtë në ndërrimin e sistemit. Nuk më pëlqen të jem i lexueshëm nga kundërshtari. Humbja e topit shumë shpejtë nga ne nuk më erdhi mire, këtu flasim për pjesën e parë.

Mbrojtësi i djathtë i Dinamos ishte në pjesë e parë gjatë gjithë kohës në sulm. Morëm masat në parandalimin e Berishës apo Nezirit në vazhdim. Zëvendësimet ndryshuan lojën”.             

Poll

Lexo gjithashtu