
Florenc Farruku
Florenc Farruku do të jetë futbollisti më i ri që i shtohet Superiores. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me Burrelin dhe tashmë sezonin e ri do të luajë në elitë.
Matjani ka firmosur me Dinamon dhe në këtë mënyrë do të jetë pjesë e “Bluve” në sezonin e ri. Një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin e Ilir Dajës, pasi “rrëmbejnë” një nga futbollistët më të kërkuar në merkato.
23-vjeçari në sezonin që përfundoi ishte pjesë e Burrelit, teksa shënoi 16 gola, duke qenë një nga protagonistët e kampionatit. Kalimi te Dinamo për të është një hap i rëndësishëm, pasi do të ketë mundësinë të luajë me më të mirën në elitë, ndërsa në të kaluarën ka mbajtur veshur vetëm fanellën e Burrelit.
Poll