Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Largimi i parë nga Tirana, lideri i bardhebluve mes Partizanit dhe vendlindjes

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Largimi i parë nga Tirana, lideri i bardhebluve mes Partizanit dhe
Tirana

Tashmë mund të quhet e kryer, Filip Najdovski nuk është më një lojtar i Tiranës. Një lajm i pritshëm prej muajsh ku së shpejti pritet edhe zyrtarizimi final nga klubi.

E KRYER/ Largimi i parë nga Tirana, lideri i bardhebluve mes Partizanit dhe
Filip Najdovski

Qendërmbrojtësi maqedonas u afrua para 4 sezonesh duke u kthyer menjëherë në një lider absolut të prapavijës, e në fillim të këtij sezoni mori edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, në janar nisën përplasjet brenda grupit dhe marrëdhëniet u krisën deri në kulm.

Kontrata skadon këtë qershor dhe palët s’kanë ndërmend të rinovojnë duke mbyllur një 4-vjeçar me 1 titull kampion dhe 1 Superkupë të fituar. Lojtari ka tërhequr letrat dhe pritet të rikthehet në vendlindje për të vijuar karrierën.

Megjithatë, pista Superiore mbetet ende e hapur për të pasi është Partizani që ka shprehur interes për ta afruar në skuadër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga