Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Largim me peshë nga Teuta, durrsakët shesin goleadorin për 120 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Largim me peshë nga Teuta, durrsakët shesin goleadorin
Klejdi Daci

Klejdi Daci zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës së tij në vitin e fundit. Sulmuesi i Teutës mbajti peshën kryesore në repartin ofensiv të durrsakëve duke shënuar 10 gola në 38 ndeshje të luajtura.

Titullar i padiskutueshëm për trajnerin Edi Martini dhe një lider i bregdetarëve, Daci tani bëhet gati për hapin e rëndësishëm në karrierë. Teuta ka rritur marrëveshjen me klubin nga Uzbekistani, Okmk Olmaliq për shitjen e sulmuesit kuksian, sipas ‘Futbolli në Shqipëri’.

Plot 120 mijë euro do të përfitojnë durrsakët nga kjo shitje, por do të humbasin një futbollist me peshë në skuadër. Olmaliq bëhet klubi i parë jashtë Shqipërisë për Dacin, ndërsa i 5-ti gjithsej në karrierë pas Partizanit, Kastriotit e Kukësit e së fundmi Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga