Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ 300 mijë euro, kryeqytetasit shesin liderin e skuadrës në Kroaci

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ 300 mijë euro, kryeqytetasit shesin liderin e skuadrës
Marcelino Preka - Walid Jarmouni

Walid Jarmouni duket se ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kroaci. Sulmuesi ditën e djeshme postoi një foto në rrjetet sociale, ku mbante veshur fanellën e Hajduk Split.

Një foto e cila padiksutim bëri shumë “zhurmë” në media, me “bomberin” e Superiores që mbyll kështu aventurën e tij me Tiranën. Klubi bardheblu dhe ai kroat bëhet me dije se kanë arritur akordin mes tyre për shitjen e francezit, me zyrtarizimin që mbetet çështje ditësh.

Nga ky operacion, kryeqytetasit do të përfitojnë 300 mijë euro. Shumë kjo e cila do të shkojë në “arkat” e bardhebluve. Një largim me peshë ky i Jarmounit, i cili në këtë sezon ishte golashënuesi i ekipit.

25-vjeçari shënoi 13 gola dhe asistoi në 2 raste për shokët e ekipit. Ndërkohë largohet nga Tirana vetëm pas 1 sezoni si bardheblu.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga