Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, në një intervistë të fundit për “Klan Kosova”, ka folur shkurtimisht edhe për mundësin e transferimit te Bylisi, para se të kalonte te Tueta në elitën e futbollit shqiptar.
“Ishte koha para se të shkoja te Teuta dhe trajneri Naci Shensoi që ishte gjithashtu nga Prizreni, me mori në ekip dhe qëndrova dy ditë në grumbullim, por me pas duke parë se ishin të plotësuar në reparte dhe organikë, nuk u bë gjë dhe shkova te Teuta.
Bylis në ate kohë kishte ekip të fortë”, u shpreh Muriqi. Bomberi 31-vjeçar aktualisht luan me Mallorcan në La Liga, ndërsa ka shënuar 21 gola në kampionatin spanjoll, vetëm 2 gola larg liderit Kylian Mbappe. Kjo formë e jashtëzakonshme nga “Dardani”, ka bërë që gjigantët e Barcelonës të vihen në lëvizje për merkaton e verës.
