
Mbrojtësi me eksperiencë te Dinamo, Naser Aliji ka shoqëruar trajnerin Ilir Daja në zonën e prononcimeve përpara duelit me Hajduk Split në Kroaci, e vlefshme për raundin e 3-të të Conference League. Aliji me të drejtë konsiderohet një “shtyllë” në prapavijën e ekipit dinamovitë.
31-vjeçari pohon se ekipi i tij e ka studiuar deri në detajë rivalin, duke evidentuar edhe lojtarin më të rëndësishëm te Hajduku: “Kemi parë disa ndeshje të Hajdukut. E kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë ku i ka pikat e forta dhe të dobëta.
Hajduku ka lojtarë me kualitet, ka shumë dhe jo vetëm një apo disa. Një emër? Pajaziti…Siç e tha dhe trajneri, nuk ka nevojë për motivim në këto ndeshje. Do të bëjmë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme”.