Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E humbëm trenin e fundit për Final Four”, Enkeleid Dobi dorëzohet pas disfatës: Keqardhje, kishim 3 raste të pastra për gol

Shkruar nga NEWSPORT
“E humbëm trenin e fundit për Final Four”, Enkeleid Dobi
Enkeleid Dobi

Edhe pse Teuta tregoi nivel të lartë loje, nuk mori asnjë pikë nga transferta në Vorë, humbja 0 – 1, java e 30-të në Superiore. Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Teuta ka vetëm 1 fitore, ndërsa gara për vendin e 4-të në tabelë, po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Pas takimit të sotëm, ka folur për mediat trajneri i skuadrës durrsake Enkeleid Dobi:

“Çfarë do ndryshoja? Rezultatin! Në zgjedhjet e formacionit nuk mendoj që interpretimi i djemve nuk ishte i duhuri. Ndoshta nuk ishim efikas në realizimin, sepse mendoj që rastet më të pastra i kishim ne.

Kjo na dhembi kemi keqardhje që edhe ajo katërshja po na largohet. Kjo në vjen keq për çunat. Se me  një gabim, mungesë komunikim, mungesë organizimi e lojës direkt nga një goditje, e parrezikshme dhe marrim një penallti.

Nuk e di nëse ishte apo jo, nuk është se do e komentoj, por derisa u pa në VAR… të vjen keq se çunat në të vërtetë ishin të angazhuar, sidomos në minutat e para, duhej të shënonim.

Se ashtu i kishim përgatitur dhe këtë mund të ndryshonim që të shënonim dhe në gjenim një lojtar që të shënonte sepse këto 2-3 rase të pastra i kishim ne dhe djemtë i interpretuan në fushë, mënyrën e presingut e organizmit, por çfarë të them, ky është futbolli ndonjëherë.

Zëvendësimet? Ishin zgjedhjet tona pasi rrezikonin të dy me kartonë dhe edhe për arsye se Votlaj që gjithë javës nuk e qenë në formë optimale. Kurse Zhongo e dija që në çdo faull do ishte për karton të verdhë dhe në komplikon edhe ndeshjen e radhës. Kishim Kotobellin që e rikuperuam dhe menduam që me të majtën për topat vertikal e pas shpinës do e përdornim se dinim që Vora do priste.

Pas pësimit të golit duhet të reagojmë, këtu duket të rritemi, punojmë më shumë si ekip. Se janë pjesë e lojës, një gabim pa komunikim vjen një situatë goli, kur ne kishim një situatë para në 2-3 raste për të shënuar.

A ishte treni i fundit për “Final 4? Me logjikë po, me logjikë po që mund të themi treni i fundit. Por shpresojmë, derisa shpresa është, derisa matematika na e lejon në do luftojmë deri në fund.

Presim se jo çdo gjë varet nga ne, por të parën që mund të kemi ndikim, janë rezultatet dhe loja jonë e të fitojmë ndeshje tona. Pastaj të shohim nëse rivalëve u rrëshqet këmba që t’i arrijmë.

Pasi edhe Dinamo me fitoren dje iu afrua Partizanit ndërsa ne u larguam. Treni i fundit u nis. Të besojmë themi, por duhet të jemi me këmbë në tokë, përderisa është shpresa e na e lejon matematika, nuk kemi gjë për të humbur por vetëm për të fituar.

Të rinjtë? Ky është projekti dhe filozofia e gjithë klubit, t’i japë më shumë minuta të rinjve. Këtë drejtim të marrim, sidomos si Kuqi sot, që është prodhim i Teutës.

Kjo është ideja, koncepti e filozofia. Por duan kohën e vet, nuk kam qejf t’ua jap falas, duhet të luftojnë për atë vend e pozicion. Por dera është e hapur, duhet të futen në fushë e japin maksimumin e rriten”.

Poll

Lexo gjithashtu