Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E FORTË/ Plas para derbit, tifozi i njohur bardheblu ia nxjerr sheshit ish sulmuesit të Partizanit: Ti akuzon Gaz Demin që nesër do të tolerohet Tirana; 51-vjeçari: S'është hera e parë

Shkruar nga NEWSPORT
E FORTË/ Plas para derbit, tifozi i njohur bardheblu ia nxjerr sheshit ish
Momente nga derbi i kaluar Tirana - Partizani

E nesërmja do të zhvendoset plotësisht tek kryefjala e mbrëmjes, në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila do të luhet në stadiumin "Air Albania" në orën 19:00.

Ndërsa, të dyja skuadrat kanë ndezur duelin me postimet e bëra së fundmi, rivaliteti mes ekipeve të qytetit është shtrirë dhe në rrjete sociale mes tifozëve të cilët kanë replikuar me njëri tjetrin në një postim të bërë nga Alban Berisha, një tifoz i njohur për bardheblutë. 

E gjitha ka të bëjë me statusin e këtij të fundit i cili ka sqaruar thashethemet që kanë qarkulluar se Partizani "do t'ia lë ndeshjen" Tiranës dhe thekson se bardheblutë nuk presin mëshirë prej tyre.

Një koment ka ardhur nga Skerdi Bejzade, një ish-futbollist i "Demave" dhe Elbasanit i cili i ka shkruar se ky nuk është nderi i fundit që "Të Kuqtë" i kanë bërë rivalëve të përjetshëm duke i sugjeruar që këto mendime t'ia delegonte presidentit Demi. 

Nga ky reagim, vjen dhe shpërthimi i Berishës i cili i "kundërvihet" duke i thënë se kjo nuk është një përballje për "premio" dhe se Bejzades, sipas tij, i ka ikur jeta duke u bërë "anti-Tironë".

Rivaliteti është dukshëm i madh dhe kjo pritet të shihet edhe në tribunat e stadiumit mes dy tifozerive që do të dhurojnë spektakël dhe emocione, në mbështetje të dy skuadrave. 

E FORTË/ Plas para derbit, tifozi i njohur bardheblu ia nxjerr sheshit ish
Postimi i i Alban Berishës në Facebook dhe replikat me Skerdi Bejzaden.

 

Poll

Lexo gjithashtu