
Igli Tare prej muajsh tashmë vazhdon karrierën te Milan. Te kuqezinjtë shqiptari ka marrë në dorë rolin e drejtorit sportiv, u në merkaton e verës bëri disa afrime të bujshme, të cilat po bëjnë diferencën tashmë në kampionat.
Kalimi te Milan nuk ishte i lehtë, madje siç e thotë dhe vetë Tare ishte shumë i duruar, pasi gjithmonë e ka ditur se rrugët me këtë klub do t’i bashkoheshin një ditë.
Si një tifoz i këtij klubi, Tare ndjejn detyrimin shpirtëror që të kontribuojë për të fituar trofe dhe për të qenë pjesë e historisë së kësaj skuadre. Ky moment që tashmë po jeton si drejtor te Milan, sipas Tares janë disa vite punë dhe sakrificë për të arritur të jetë pjesë e një klubi më të titulluar në botë.
“Që 6 vjeç tifoz i Milan. E dije se do të ndodhte kështu, që do të vije këtu? E kam ditur që do të vinte dita që rruga ime do të kryqëzohej me këtë klub. Ka qenë edhe në të kaluarën njëherë mundësia që ta realizoja dhe e dija që ishte thjeshtë një çështje kohe. Isha shumë i durueshëm nga momenti që dola nga eksperienca që kisha me Lazion. 18 vite me Lazion, 3 si lojtar dhe 15 si drejtor sportiv.
Dua të rri sa më shumë, pasi është klub që është tavani, më tepër se kaq nuk mund të shkosh, se në Milan. Bashkë me Real Madrid janë 2 klubet më të titulluara në botë dhe deri para 4-5 vitesh ishte klubi më i madh në botë sa i takon historisë, për trofetë, titujt. Kështu që të vish dhe të arrish këtë nivel është frut i një pune dhe sakrificave të mëdhaja në vite. Duke patur parasysh edhe lidhjen time emotive me këtë klub, për mua është një detyrim shpirtëror që të fitoj me këtë klub dhe të jem pjesë e historisë së këtij klubi.
Nga lojtar direkt kalova drejtor te Lazio. Presidenti ka qenë larg pamës. Nuk isha një romak, as nuk i dija të gjitha gjuhët që fliteshin, isha shqiptar dhe jo italian dhe por sërish me besoi dhe për këtë i jam gjithmonë mirënjohës.
Qendërsulmues, i drejtëpërdrejtë dhe konfliktual? Jo, konfliktual nuk jam, ndërsa i drejtëpërdrejtë po, domethënë që e di rrugën e duhur. Kur e njeh dhe e di se si funksionon rruga e duhur dhe gjatë kësaj rruge do të ketë edhe momente që duhet të kesh një trategji në kokë për të ecur në jetë. Për ta bërë realitet, duhet të dish ta ndërtosh këtë strategji.
I kisha idetë shumë të qarta që në një të nesërme do të bëhesha trajner ose drejtues. E kam ndjerë. Kur isha me shokët e mir të gjimnazit dhe kur uleshim te Park Rinia te Hotel Dajti për bisedat tona dhe unë u thoja gjithmonë atyre “Një ditë do të më shikoni në Serie A, në kampionatin italian”. Më thonin “ti je i çmendur, ku të vjen kjo idea, si e mnedon këtë gjë” dhe unë gjithmonë u thoja “nuk e di se si apo çfarë, por e di se një ditë kjo gjë do të ndodhi”.
Dhe pas ndoshta 15 vitesh u takova rastësisht me një nga shokët e mi dhe ma përmëndi këtë fakt. Nëse ken ë jet një ëndërr, duhet të dish të luftosh dhe ta realizosh, sepse janë ato monentet e vështira, ku shikon ku nuk ke më mundësi dhe aty… është një shprehje e bukur që unë e përdor gjithmonë “aty ku për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi”, ka theksuar Tare për “Top Story” me Grida Dumën.