
Angelo Tafas
Angleos Tafas mbylli aventurën e tij me Kukësin, pas rënies në Kategorinë e Parë. Ish-portieri i Shpresave kuqezi ka pasur oferta në Superiore, me Elbasanin apo dhe Tiranën që kanë qenë gati ta transferojnë.
Por është Teuta, klubi i cili ka arritur të “rrëmbejë” portierin 24-vjeçar. Sipas shtypit të shkruar, ky i fundit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Superiore me “Djemtë e Detit”.
Kujtojmë që Tafas ka një karrierë të gjatë në Greqi ku ka luajtur me AEK, Loutraki, Keratsini dhe Ionikos. Teksa të Kukësi është aktivizuar për 3 sezone radhazi.
Poll