Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ U largua nga Egnatia, kampioni nis stërvitjen në kryeqytet, shfaqet krah trajnerit "bardheblu" (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U largua nga Egnatia, kampioni nis stërvitjen në kryeqytet,
Egnatia

Ilir Dobjani është momentalisht pa ekip, pasi mbylli aventurën e tij me Egnatian. Portieri kampion i Superiores në sezonin 2023-2024, tashmë është në kërkim të një aventure të re.

Ofertat për të nuk mungojnë, teksa interes ka pasur edhe nga Kosova. Por momentalisht, Dobjani ka zgjedhur që të stërvitet në kryeqytet, më saktë në kampin e Tiranës.

24-vjeçari momentalisht po stërvitet në kompleksin “Skënder Halili”, në shtëpinë e bardhebluve. Dobjani po mundohet të qëndrojë në “top formë”, duke u stërvitur krah trajnerit të portierë të Tiranës, Blendi Vashaku.

Është pikërisht ky i fundit, ai që ka publikuar foton në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet krah Dobjanit gjatë seancës stërvitore. Kujtojmë se Dobjani dhe Vashaku kanë punuar edhe më parë bashkë, tek Besa e Kavajës.

E BUJSHME/ U largua nga Egnatia, kampioni nis stërvitjen në kryeqytet,
Ilir Dobjani dhe Blendi Vashaku

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga