Mmesoma Umejiego pritet të jetë futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi është gati që të mbyllë aventurën e tij me Apoloninë, për të nisur një të re në elitën e futbollit shqiptar.
22-vjeçari nigerian, shihet nga klubi durrsak si i duhuri për t’i besuar golat. Madje, Teuta është gati që të shpenzojë, pasi ka vendosur ta blejë kartonin e sulmuesit, pa pritur që kontrata t’i përfundojë.
Në 7 ndeshje që ka luajtur në Kategorinë e Parë, Umejiego ka shënuar 5 gola. Ndërkohë që ai u përjashtua nga skuadra A, për t’u dërguar te ajo B në Kategorinë e Tretë, pasi refuzoi rinovimin.
Megjithatë, kjo s’ndikoi tek forma e sulmuesit shtatlartë, pasi edhe në atë kampionat shënoi 6 gola në 4 sfida. Pritet të shihet nëse afrikani do të bëjë aq mirë edhe në Superiore.

